Home Aktualitet Të akuzuar pë...

Të akuzuar për vrasjen e Alket Muhajt në Memaliaj dy vite më parë, Apeli liron babë e bir

10
0

Vrasja tre viteve më parë e Alket Muhajt nga fshati Rabije në bashkinë  Memaliaj, ka ngelur ende pa autorë. Gjykata e Apelit ka vendosur të lejë të lirë Et’hem dhe Dino Muhaj, dy nga të dyshuarit kryesor për ngjarjen e rëndë.

Babë e bir janë lënë në arrest shtëpie sot duke dalë nga paraburgumi i deritanishëm 2.5 vjeçar, pas arrestimit më 8 shtator të 2018-ës.

Sot në Gjykatën e Apelit u shqyrtua kërkesa e avokatit të të pandehurve ,Tahir Novi, me arsyetimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit pasi Gjykata e Faktit zvarriti në këtë periudhë 2.5 vjecare proceset gjyqësore duke mos dhënë një vendim përfundimtar, çka bëri që të tejkaloheshin afatet ligjore.

Gjykata e Apelit në Gjirokastër, sot konstatoi se pretendimi i palës mbrojtëse ishte i bazauar ne ligj. Procesi gjyqësor në Gjykaten e Faktit zgjati 2.5 vjet dhe për këtë shkak dy personat e akuzuar duhet të mos qëndronin më në paraburgim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit