Home Aktualitet Të fortët bëj...

Të fortët bëjnë LIGJIN, por Policia tregon forcën te qytetari që proteston me pankarta

75
0

Nga: Redjon Shtylla

Është tragjike sesi në 2022, Policia e Shtetit që tregojë forcën tek qytetarët, që njëjtë si ta, edhe ata kur lënë uniformt blu janë të prekur nga rritja e frikshme e çmimeve, e që rritja nuk lidhet me bursën apo luftën në Ukrainë. FNSH, Shqiponjat e çdo njesi që ka Policia e Shtetit është në rrugë, të armatosur përballë qytetarëve, të cilët po bëjnë qëndresën më qytetare, veç me pankarta.

Arrestime në masë, më së shumti e rinisë, e asaj rinie që ka mbetur në vend, pasi gjysma ka emigruar në Europë. Nëse kjo polici godet e dhunon rininë, këtë forcë kaq të madhe pse nuk e tregon tek RENDI.

Vrasjet dhe krimet mafioze në Shqipëri çdo ditë bëjnë kërdinë, por Policia bën skur nuk i shikon, e sikur nuk ndodhin. Pse nuk kap kriminelin, atë që abuzon me ligjin, të kap të fortët, oligarkët që po mbushin thasët në kurriz të popullit, edhe në kurriz të atyre me uniformë blu.

Në çdo vend të botës ka protesta, në Shqipëri po bëhen paqësore, se në botë kërrcet edhe dajaku ndaj Policisë dhe goditen institucionet qeveritare. Është e trishtë të shikosh rrugë të tejmbushura me policë, që rininë dhe qytetarin që proteston për një të DREJTË me pankarta në duar, e shikojnë si armik dhe turren për ti kapur, e për të mbushur komisariatet plot e përplot.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit