Home Bota Të shtëna me ...

Të shtëna me armë brenda universitetit në Rusi, 5 të vdekur

53
0

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rusi këtë të hënë. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters një student i armatosur hapi zjarr në një universitet në qytetin rus Perm, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur gjashtë të tjerë, thanë autoritetet.

Personi i armatosur u arrestua menjëherë pas incidentit në Universitetin Shtetëror Perm, i vendosur rreth 1,300 kilometra (800 milje) në lindje të Moskës, tha një zëdhënës i universitetit dhe policia.

Pamjet video të mediave lokale nga vendi i ngjarjes tregojnë studentët që u hodhën nga dritaret e katit të parë për të shpëtuar nga ndërtesa.

Komiteti Hetues i Rusisë, agjencia që merret me hetimet për krime të mëdha, tha se personi i armatosur ishte identifikuar si student në universitet.

Rusia ka vendosur kufizime të rrepta sa i takon pronësisë së armëve të zjarrit për civilët, por disa kategori armësh janë në dispozicion për blerje për gjueti, vetëmbrojtje ose sport.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit