Të shtëna me armë në Radhimë, dyshohet për të plagosur
Të shtëna me armë kanë ndodhur në një plazh privat në afërsi të Radhimës dhe dyshohet për një të plagosur. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e autorit i cili ka arritur të largohet.
“Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri. Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nese ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit”, ka njoftuar policia.
KOHA JONË SONDAZH

