150 aplikacionet e dëmshme që duhet t’i fshini menjëherë nga telefoni

Pavarësisht se çfarë pajisje po përdorni, duhet të jeni në vëzhgim për mashtrimet. Çdo email që merrni, mesazh që ju dërgon dikush ose aplikacion që shkarkoni mund të jetë i rrezikshëm. Ne nuk mund të kalojmë as një javë pa u shfaqur një kërcënim i ri dhe kjo javë është një koleksion i aplikacioneve të dëmshme Android në Google Play.

Kompania e softuerit të sigurisë kibernetike Avast ka raportuar javët e fundit për një fushatë mashtrimi të quajtur UltimaSMS. Sipas Avast, 151 aplikacione ishin pjesë e fushatës premium scam SMS. Këto aplikacione të rreme Android maskohen si mjete legjitime, nga redaktuesit e fotografive dhe filtrat e kamerës te lojërat dhe skanuesit e kodeve QR. Synimi i tyre është që t’i bëjnë viktimat të regjistrohen për shërbime të shtrenjta SMS. Gjithçka mund të ndodhë sa hap e mbyll sytë. Përpara se ta kuptoni, keni humbur para, të cilat mund të mos jeni në gjendje t’i rekuperoni.

Aplikacione të rreme Android të shkarkuara nga miliona

Nëse instaloni një aplikacion UltimaSMS, ai do të kontrollojë menjëherë vendndodhjen, IMEI dhe numrin e telefonit tuaj për të kuptuar se cilin kod të zonës dhe gjuhë të përdorin për mashtrimin. Kur hapni aplikacionin, do të shihni një ekran në gjuhën tuaj që ju kërkon të shkruani numrin tuaj të telefonit dhe/ose adresën e emailit.

Pasi të shkruani informacionin, aplikacioni do t’ju regjistrojë për një shërbim SMS premium që mund të kushtojë mbi 40 dollarë në muaj. Në këtë pikë, aplikacioni do të shfaqë edhe më shumë opsione abonimi ose thjesht do të ndalojë së funksionuari. Më pas do të tarifoheni çdo javë nga shërbimi i mashtrimit.

Duhet thënë se kjo është një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme. Ju mund të mendoni se jeni të sigurt ose jeni shumë të zgjuar për të rënë pas një aplikacioni mashtrimi si ky. Problemi është se kështu mendojnë të gjithë. Këto aplikacione mashtrimi janë një problem i madh që mund të prekë këdo. Sa vëmendje i kushtoni vërtet telefonit tuaj kur shkarkoni dhe instaloni një aplikacion të ri? Sa hap e mbyll sytë, mund të filloni të humbni para nga mashtrimet e rreme të aplikacioneve Android si këto. Është shumë e rëndësishme të qëndroni gjithmonë vigjilentë.

SHKARKO APP