160 shkencëtarë të financuar nga Zuckerberg i bëjnë apel të fortë Facebook
Më shumë se 160 shkencëtarë të financuar nga Mark Zuckerberg kanë thënë që Facebook nuk duhet të lejojë që Donald Trump të përdorë platformën e mediave sociale për të “përhapur si keqinformim ashtu edhe deklarata përçarëse “.
Studiuesit, të cilët përfshijnë më shumë se 60 profesorë në institucionet kryesore të kërkimit amerikan dhe një laureat Nobel, i dërguan CEO-s së Facebook një letër të shtunën ku i kërkuar “të konsiderojë politika më të rrepta për dezinformata dhe gjuhë përçarëse që dëmton njerëzit”, veçanërisht gjatë trazirave të tanishme për padrejtësi racore.
Letra e cilëson përhapjen e “dezinformimit të qëllimshëm dhe gjuhës përçarëse” se bie ndesh me qëllimet e studiuesve për përdorimin e teknologjisë për të parandaluar dhe zhdukur sëmundjet, për të përmirësuar edukimin e fëmijëve dhe për të reformuar sistemin e drejtësisë penale.
Misioni i tyre “është i papërshtatshëm me disa prej qëndrimeve që Facebook ka mbajtur, kështu që ne jemi duke i inkurajuar ata të jenë më shumë në anën e së vërtetës dhe në anën e duhur të historisë, siç kemi thënë në letër”, tha Debora Marks e Shkollës Mjekësore të Harvardit një nga profesorët që e organizuan apelin.
Të tjerët janë Martin Kampmann i Universitetit të Kalifornisë, San Francisko dhe Jason Shepherd nga Universiteti i Jutas. Të gjithë kanë grante nga programi Iniciativa Chan Zuckerberg, që funksionon për të parandaluar, kuruar dhe trajtuar çrregullimet neurodegjenerative, përfshirë sëmundjen e Alzheimerit dhe Parkinson.
Ata thanë se letra kishte më shumë se 160 nënshkrues. Shepherd tha se rreth 10% ishin punonjës të fondacioneve të drejtuar nga Zuckerberg dhe gruaja e tij, Priscilla Chan.
Letra kundërshton posaçërisht vendimin e Zuckerberg për të mos vepruar në një postim nga Trump që thoshte “kur fillon plaçkitja, fillojnë të shtënat”. Autorët e letrës e quajtën postin “një deklaratë e qartë e nxitjes së dhunës”.
Zuckerberg është përballur me reagime të konsiderueshme, përfshirë nga stafi i Facebook, për zgjedhjen për të mos hequr postin e Trump këtë javë mes protestave mbarëkombëtare për brutalitetin e policisë. Twitter kishte vendosur paralajmërim dhe bllokuar një tweet të Trump ku kishte përdorur të njëjtën gjuhë.
Në një deklaratë, Iniciativa Chan Zuckerberg vuri në dukje se organizata filantropike ishte e ndarë nga Facebook dhe tha “ne jemi mirënjohës për stafin tonë, partnerët dhe përfituesit” dhe “respektojmë të drejtën e tyre për të shprehur mendimet e tyre, përfshirë politikat e Facebook”.
Disa punonjës të Facebook kanë kundërshtuar publikisht refuzimin e Zuckerberg për të hequr ose etiketuar poste mashtruese ose përçarëse nga Trump dhe politikanë të tjerë. Por Zuckerberg deri më tani nuk ka pranuar.
Të Premten, Zuckerberg tha në një postim se ai do të rishikojë “opsionet e mundshme për trajtimin e përmbajtjeve që përbëjnë shkelje ose pjesërisht të shkelje, krahas vendimeve që përcaktojnë për t’i lënë postimet apo hequr ato”.