Amerika do ndalojë TikTok-un nëse Kina nuk e shet

Qeveria amerikane thotë se TikTok duhet të shitet, ose përndryshe do të përballet me një ndalim të mundshëm në SHBA.

Aplikacioni për ndarjen e videove, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, akuzohet se paraqet një rrezik për sigurinë kombëtare përmes të dhënave të mbledhura nga miliona përdorues. Këto të dhëna thuhet se aksesohen nga qeveria kineze.

Një kërkesë për një ndryshim në pronësi, e raportuar fillimisht në Wall Street Journal (WSJ), u konfirmua për BBC News nga TikTok.

Kompania tha se një shitje e detyruar nuk do të ndryshonte rrjedhën e të dhënave ose aksesin e saj.

Shtëpia e Bardhë nuk i është përgjigjur ende kërkesës së BBC News për një koment.

Për vite me radhë zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësime se të dhënat nga aplikacioni popullor mund të bien në duart e qeverisë kineze.

Sipas WSJ, administrata e presidentit amerikan Joe Biden dëshiron që ByteDance të heqë dorë nga TikTok për të krijuar një shkëputje të qartë nga Kina.

Gazeta tha se Komiteti për Investimet e Huaja në Shtetet e Bashkuara (CFIUS), i cili mbikëqyr rreziqet e sigurisë kombëtare, rekomandoi unanimisht heqjen e ByteDance nga TikTok.

Një zëdhënës i TikTok tha se nuk e kundërshtoi raportimin e WSJ dhe konfirmoi se ishte kontaktuar nga CFIUS.

“Nëse mbrojtja e sigurisë kombëtare është objektivi, investimi nuk e zgjidh problemin: një ndryshim në pronësi nuk do të impononte ndonjë kufizim të ri në rrjedhën e të dhënave ose aksesin.” tha zëdhënësi i TikTok.

Një bllokim u kërcënua për herë të parë nën drejtimin e Presidentit të atëhershëm Donald Trump në 2020.

TikTok grumbullon sasi të mëdha të dhënash tek përdoruesit e tij, ngjashëm me Instagram dhe Twitter.

Mund të marrë të dhëna biometrike nga përdoruesit dhe ka qasje në të dhënat e vendndodhjes. Frika është se informacioni mund t’i kalojë qeverisë kineze.

TikTok thotë se ka ndërmarrë një përpjekje për të zhvendosur të gjitha të dhënat me bazë në SHBA, si pjesë e një nisme që e quan Project Texas.

Kompania i ka thënë BBC News se po planifikon të ecë përpara me atë plan.

SHKARKO APP