Bllokimi global i Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ekspertët detajojnë arsyet
Facebook, Instagram e WhatsApp nuk janë në linjë për miliona përdorues në të gjithë globin, dhe kriza vijon. Faqja e kompanisë Facebook Inc (FB.O) sugjeronte se kishte një problem me ”Domain Name System”. DNS është rrjeti që lejon përdoruesit e adresave të internetit të shkojnë drejt destinacionit të tyre.
Ekspertët thonë se ndërprerja mund të jetë shkaktuar nga një gabim konfigurimi, që mund të vijë si rezultat i një gabimi të brendshem, ose edhe sabotazh me anë të një punonjësi të brendshëm, që teorikisht do të ishte e pamundur, sipas kompanisë.
Facebook ka pranuar se përdoruesit nuk po hapnin dot aplikacionet e tyre, por nuk dhanë detaje për natyrën e problemit apo sa vetë janë prekur.
Aksionet e Facebook, i cili ka rreth 2 miliardë përdorues të përditshëm ranë sot pasdite me 5.5%, duke arritur ditën më të keqe prej një viti. Platforma e mesazheve WhatsApp e gjigantit të rrjeteve sociale gjithashtu kishte rënë për mijëra përdorues.