Britania lejon futjen e rrjetit 5G nga Huawei
Britania lejoi inkorporimin e rrjetit 5G nga gjigantët e teknologjisë Huawei, një vendim që mund të ndikojë në marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe ShBA-së.
Në një deklaratë të bërë ditën e sotme, qeveria ka rënë dakord me kompaninë kineze që të punojë për zhvillimin e internetit të rrjetit 5G në vend.
Por Huawei është përjashtuar nga punimi në rrjetet “bërthamë” si ato të ushtrisë apo inteligjencës shtetërore.
Pas një takimi të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria tha se po ndërmerr hapa që do t’i lejonin të lehtësonte rrezikun e mundshëm të sulmeve kibernetike.
“Ne duam një rrjet të mirë sa më shpejt të jetë e mundur. Atë që do të na mundësojnë lidhjen në internet nuk do të lejohen të futen dhe të bëjnë ndryshime në sisteme sensitive për qeverinë” – u shpreh ministri i Zhvillimit të Teknologjisë, Nicky Morgan.
Por ky vendim i Britanisë duket se nuk i ka pëlqyer ShBA-së pasi një zyrtar i administratës së Trump u shpreh se vendimi i Britanisë ishte zhgënjyes.
Washington nuk ka pranuar inkorporimin e rrjetit të gjeneratës së pestë në vend.
ShBA e ka ndaluar futjen e rrjetit 5G nga kompania kinezë Huawei pasi ajo do të përbënte rrezik për aleancën e sigurisë kibernetike mes Australisë, Kanadasë, Britanisë, ShBA-së dhe Zelandës së Re.