Certifikohet programi eBILLS, i pari që kryen fiskalizim në kohë reale dhe lëshon faturën elektronike

Ministria e Financave njofton se në janar 2021 duhet të bëhet transmetimi në kohë reale për të gjitha faturat që bizneset kryejnë me institucionet publike, por koha është shumë e shkurtër. Burime nga DPT na njoftojnë se u certifikua programi i parë qe kryen fiskalizimin në Kohë Reale dhe Faturën Elektronike. Programi i emërtuar eBills, i krijuar nga BNT Electronics u certifikua paraprakisht për fiskalizimin, dhe javën e kaluar kaloi me sukses të gjitha testimet për Faturën Elektronike.

Nga 1 janari, të gjitha bizneset që kanë marrëdhënie me entet publike do të lëshojnë vetëm faturë elektronike si dokumentacion të vlefshëm tatimore, në bazë të ligjit të ri për fiskalizimin. Ky është hapi i parë për vënien në funksionim të sistemit të ri të fiskalizimit, i cili do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si bizneset sot kryejnë faturimet.

A është e mundur që të gjitha bizneset private të bëhen gati në datën 1 janar që të lëshojnë faturë Elektronike drejt Institucioneve Shtetërore? Specialistët e fushës janë mosbesues se edhe nëse fillon menjëherë përshtatjen me programet, koha është tepër e kufizuar që procedurat të bëhen në mënyrë të rregullt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?