Covid-19 shtyn prezantimin e iPhone 12

Kompania Apple ka konfirmuar së fundmi se prezantimi i iPhone-it të ri do të shtyhet të paktën deri në tetor për shkak të pengesave të shkaktuara nga pandemia në rrjetin global të furnizimit.

Ky lajm nënkupton se linja e re e produktit iPhone 12 do të humbasë shfaqjen e shtatorit, kur zakonisht gjiganti teknologjik prezanton risitë e fundit. Vonesa e prezantimit të iPhone 12 u zyrtarizua gjatë mbledhjes për të ardhurat e Apple, gjatë së cilës kompania bëri me dije dhe të dhënat më të fundit pozitive.

Pavarësisht impaktit që pandemia e koronavirusit, shitjet e iPhone-ve u rritën me 2% krahasuar me vitin e kaluar, sukses të cilin Apple ia dedikon modelit iPhone SE 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?