Dh*na në Tik Tok! Dëmi më i madh po i krijohet adoleshentëve dhe të miturve
“Mbreti shqiptar i Tik-Tok-ut. Personazhi i famshëm në TikTok-ut”, pseudonime që u vendosen individëve të cilët kanë miliona shikime në këtë aplikacion, i cili rezulton të jetë më i shkarkuari sidomos nga adoleshentët.
Gjuha e përdorur prej tyre është jo rrallë herë bullizuese, fyese, e ashpër, e deri në veprime në kufijtë e absurdit; fëmijët përballen me to e sipas ekspertëve tërhiqen për t’i kopjuar këto shembuj të shëmtuar që shiten online. Madje edhe gjatë procesit mësimor.
Publikimi pa filtra i çdo gjëje në botën e internetit krijon për sociologët një jetë të gënjeshtërt në realitet. Më të dëmtuarit sipas tyre janë fëmijët, të cilët shpeshherë qëndrojnë me orë të gjata në rrjete sociale pa kontrollin e prindërve.
Platformat virtuale kanë kufizim moshe, por kjo manipulohet lehtësisht nga të vegjlit duke gënjyer për moshën e me krijimin e profileve të rremë. Por ekspertët nuk shohin zgjidhje ndalimin e përdorimit të tyre.