Elon Musk e përmirësoi sistemin e GPS
- Një satelit i ri i gjeneratës së tretë shtoi dy lloje sinjalesh të rinj dhe përmirësoi saktësinë dhe fuqinë e sinjalit
- Sateliti Lockhead Martin u lançua nga SpaceX
- GPS filloi në 1970, por të gjithë satelitët e sotshëm janë me teknologji të gjeneratës së dytë dhe të tretë
Elon Musk postoi në Twitter këtë javë se satelitët e SpaceX në orbitë kanë përmirësuar GPS.
GPS është një teknologji e vjetër e dekadës së kaluar , e cila ka filluar në fillim me sistemin e ngavigimit të satelitëve NAVSTAR në orbitë në vitin 1978. Deri në vitin 1993 , 24 satelitë mbuluan të gjithë botën në një mënyre qe satelitët të tregonin distancën dhe vendodhjen.
Satelitët e gjeneratës të re përfaqësojnë një teknologji të avancuar jo vetëm te niveli i saktësisë , por në term të jetëgjatësisë dhe kohës së komunikimit.
Gjithësesi satelitët që përdor ushtria Amerikane janë shumë herë më të avancuar në krahasim me satelitët komercial.
Musk po diskuton për Gjeneratën e tretë të GPS dhe e deklaron si më priçizen dhe më të përparuarën. Këtë javë , raketa e re SpaceX Falcon 9 u lançua me sukses si një satelit i forcës hapësinore Amarinkane në një stacion në Florida. Sateliti i ri i navigimit GPS III SV03 , zhvilluar nga Lockheed Martin , po zëvendëson satelitët e vjetër që janë momentalisht në orbitë. Ai gjithashtu është më i sigurtë dhe prezanton zhvillimin e shkencës në 30 vitet e fundit.
Sinjalet e këtyre satelitëve janë 8 herë më të fortë dhe me jetëgjatësi të lartë. Dhe ndërsa ju nuk mund ta vini re ndryshimin në preçizion të GPS në telefonin tuaj , saktësia e përmirësuar dhe fortësia në të gjitha nivelet do të ndihmojë ta bejë jetën tuaj më të rehatshme.
Burimi Popular Mechanics
Përshtati Koha Jonë