Elon Musk premton ndihmë konkrete: Tesla do të prodhojë ventilues spitalorë për pacientët me COVID-19
Elon Musk nuk ka konfirmuar ende nëse Tesla do t’i përmbahet masës së “izolimit në shtëpistrehimit” të ndërmarrë në Zonën e Gjirit të San Franciskos për të frenuar përhapjen e koronavirusit, por njoftoi në Tëitter gjatë natës se kompania e tij e automjeteve elektrike është e gatshme të prodhojë ventilues për spitalet që janë në mungesë të theksuar aparatesh mjekësore.
Miliarderi CEO i Tesla bëri komentet në përgjigje të një pyetje në Tëitter, ku theksohej shqetësimi për mungesë të theksuar ventiluesisht në spitaòet e vemdit të tej mbushura me pacientë të prekur nga COVID-19.
“Ne do të bëjmë ventilatorë nëse ka mungesë,” u përgjigj Musk. “Tesla bën makina me sisteme të sofistikuara. SpaceX bën anije me sisteme mbështetëse për jetën. Ventilatorët nuk janë të vështirë, por nuk mund të prodhohen menjëherë. Duhet vetëm të më thoni se për cilat spitale keni këto mungesa imediate?, shkroi ai në Tëitter.
Komentet e tij erdhën pasi CEO i General Motors ‘Mary Barra i tha këshilltarit ekonomik të Shtëpisë së Bardhë Larry Kudloë që kompania e saj mund të bënte ventilatorë spitalorë ndërsa fabrikat e saja janë në ngadalësim për shkak të pandemisë koronavirus. Musk nuk dha detaje nëse Tesla ishte në komunikim me administratën Trump ose zyrtarët e Kalifornisë në lidhje me ofertën e tij. (Forbes)
/ SCAN