Facebook doli në shitje gabimisht
Gjatë bllokimit disa orësh të mediave sociale më të populluara në botë, kompanitë që merren me domain-et e listuan Facebook.com si të ishte në shitje.
Kjo ndodh sepse sistemet e automatizuara, të tilla si ato të përdorura nga kompanitë që tregtojnë domain-e, kërkojnë domeine të regjistruara që kanë skaduar, kohët e fundit janë bosh ose të braktisura.
Një listë e tillë është bërë gabimisht në regjistrin e domein-eve të Tregut Uniregistry, në pronësi të GoDaddy.