Facebook fshin mbi 7 milionë llogari

Platforma sociale Facebook, ka bërë me dije se ka fshirë më shumë se 7 milionë llogari, për shkak se shpërndanin informacione të rreme rreth Covid-19.

Facebook e bëri njoftimin si pjesë e një raporti standardesh të paraqitura nga kompania në vitin 2018, në përgjigje të kritikave se ishte treguar e butë në aspektin e kontrollit të përmbajtjes që postonin përdoruesit në platformat e saj.

Gjatë tremujorit të dytë, gjigandi i mediave sociale hoqi rreth 22.5 milion postime që përmbanin gjuhën e urrejtjes, nga 9.6 milion në tremujorin e parë. Ajo fshiu gjithashtu 8.7 milion postime të lidhura me organizatat ekstremiste, krahasuar me 6.3 milion në periudhën paraardhëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Facebook tha se tani mbështetej më shumë se më parë në teknologjinë e automatizimit për të kontrolluar përmbajtjen e postimeve pasi në zyrat e kompanisë kishte më pak njerëz për shkak të pandemisë Covid-19.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?