Facebook fshin të dhënat e 1 miliard përdoruesve
Pasi ndërroi emrin e platformës në ”META”, Facebook ka lajmëruar se do të mbyllë sistemin e tij të njohjes së fytyrës dhe do të fshijë gjurmët e mbi 1 miliard përdoruesve.
Mësohet se më shumë se një e treta e përdoruesve aktivë në Facebook kanë zgjedhur identifikimin përmes fytyrës, heqja e këtij sistemi, do të rezultojë me fshirjen e të dhënave të mbi 1 miliard personave.
Zv.drejtori i inteligjencës artificiale për kompaninë Meta, Jerome Pesenti tha se kompania po përpiqet të marrë në shqyrtim rastet e përdorimit pozitiv të tekonoligjisë, kundrejt shqetësimeve në rritje të shoqërisë, veçanërisht pasi ende nuk janë përcaktuar rregulla të qarta.
Kujtojmë se më shumë se një e treta e përdoruesve aktivë në Facebook, kanë zgjedhur që fytyrat e tyre të njihen nga sistemi i rrjetit social. Kjo shifër shkon në gati 640 milionë njerëz.