Facebook kopjon një tjetër funksion të Snapchat për aplikacionin Messenger

Shërbimi është i disponueshëm në SHBA, Kanada, Meksikë, Peru dhe Bangladesh dhe në Instagram në Kanada, Argjentinë, Kili, Peru dhe disa vende të tjera.

Facebook prezantoi ditën e Enjte një funksion të ri për aplikacionin Messenger quajtur Vanish Mode. Funksioni i cili do të jetë shumë shpejtë i disponueshëm në Instagram do të thotë se përdoruesit mund të dërgojnë mesazhe jetëshkurtra.

Mesazhi që përdoruesit dërgojnë me këtë opsion do të fshihet menjëherë pasi të jetë shikuar. Dhe nëse shqetësoheni se mesazhit mund ti bëhet screenshot, Facebook do tju njoftojë në rast se dikush e bën.

Aktualisht funksioni ofrohet vetëm në SHBA dhe në disa vend të botës. Përdoruesit mund të dërgojnë tekst, emoji, foto, GIF, mesazhe me zë dhe sticker të cilët do të shihen pasi janë parë.

Opsioni duhet aktivizuar manualisht nga një bisedë ekzistuese duke me gjestin e tërheqjes nga poshtë lart mbi bisedën.

Për arsye sigurie Facebook lejon bllokimin dhe raportimin në Vanish Mode. Nëse një përdorues në një bisedë raporton diçka, mesazhet do të qëndrojnë deri në 1 orë derisa Facebook të analizojë përmbajtjen e raportuar nëse e sheh të nevojshme.

Së fundi përdoruesit mund të zgjedhin nëse duan të hyjnë në një bisedë me opsionin Vanish Mode ose jo dhe funksionon vetëm me ata që keni miq. Në momentin që dy persona hyjnë në Vanish Mode, ekrani merr sfond të zi për të sinjalizuar ndryshimin.

Në të vërtetë Vanish Mode nuk është për ata që duan të sigurojnë bisedat, për këtë Facebook rekomandon bisedat me enkriptim fundor. Shërbimi është i disponueshëm në SHBA, Kanada, Meksikë, Peru dhe Bangladesh dhe në Instagram në Kanada, Argjentinë, Kili, Peru dhe disa vende të tjera.

Rrjeti social premtoi ta sjellë në më shumë vende të botës. /PCWorld Albanian

SHKARKO APP