Facebook merr masa drastike ndaj liderëve botërorë. Fshin postimet që i cilëson dezinformuese
Facebook dhe Twitter kanë fshirë disa postime në platformat sociale të bëra nga liderë botërorë, të cilat sipas tyre, përhapin dezinformim në lidhej me pandeminë e koronavirusit.
Të dielën, Twitter fshiu postimin e presidentit brazilian, Jair Bolsonaro, i cili ishte një video e vetë presidentit duke lavdëruar përdorimin e ilacit “anti-malarial”, për të trajtuar edhe koronavirusit.
Po në këtë video, Bolsonaro bënte thirrje se shumë shpejt do të lëviznin të gjithë të lirë, pasi kjo situatë ka një përfundim të afërt.
“Kohët e fundit Twitter-i njoftoi zgjerimin e politikave të tij për të hequr përmbajtje që mund të jenë kundër informacionit të shëndetit publik të dhënë nga burime zyrtare dhe mund të vendosin njerëzit në rrezik edhe më të madh të transmetimit të COVID-19” tha një zëdhënës i Twitter për Fox News, në lidhje me heqjen e postimit të presidentit Bolsonaro.
Të njejtën masë e ndërmori edhe Facebook, duke fshirë të njejtin postim të presidentit të Brazilit si nga Facebook, ashtu edhe nga Instagram.
Të premten, Twitter fshiu gjithashtu një postim nga avokati personal i presidentit Trump, Rudy Giuliani, i cili pretendonte se hidroksilklorina ka 100% efektivitet në trajtimin ndaj koronavirusit.
Giuliani po citonte një twitt nga themeluesi i “Turning Point USA”, Charlie Kirk. Një tjetër zëdhënës i Twitter konfirmoi për Fox News se llogaritë e të dyve janë bllokuar përkohësisht.
Më 21 Mars, Presidenti Trump postoi në Twitter, në lidhje me premtimin e kësaj droge.
“Hidroksilklorina dhe klorokuina janë ilaçe anti-malariale, ndërsa Zithromax, ose azithromycin, është një antibiotik” shkroi Trump.
Ilaçi “anti-malarial” hidroksilklorina, ka mbledhur vëmendje javët e fundit pas një studim të vogël francez, i cili gjeti rezultate “premtuese”. Një studim i ndërmarrë nga Universiteti i Uashingtonit në lidhje me Universitetin e Nju Jorkut synon të hetojë efektivitetin e hidroksilklorinës.
Studiuesit kërkojnë të regjistrojnë 2.000 pjesëmarrës të cilët janë “kontakte të ngushta të personave me diagnoza të konfirmuara ose në pritje të COVID-19”, sipas një deklarate që njofton studimin. /foxnews/
SCAN