Facebook pagoi kompani për të transkriptuar mesazhet audio
Përgjoi jetën e përdoruesve. Facebook na dëgjon dhe merr gjithmonë shënime. Gjigandi teknologjik ka paguar qindra kontraktues të jashtëm për të transkriptuar materialet audio të personave që kanë përdorur shërbimet e tij. Zbulimi vjen nga “Bloomberg”, që shpjegon se të punësuarve për këtë punë specifike nuk u tregohej se nga vinin regjistrimet audio dhe cili ishte qëllimi I transkriptit.
Facebook ka konfirmuar këtë praktikë dhe siguron se është ndërprerë dhe se nuk do të rifillojë ndonjëherë. Rrjeti social më I përdorur në botë mbrohet duke pretenduar se përdoruesit që janë prekur, janë vetëm ata që kanë zgjedhur opsionin e transkriptit të mesazheve zanore në momentin e përdorimit të aplikacionit të tij të mesazheve.
Kjo praktikë e kompanisë që drejtohet dhe menaxhohet nga themeluesi Mark Zuckerberg, ka ngjallur mjaft polemika dhe po konsiderohet si shkelje e privatësisë. Megjithatë, Facebook mohon të ketë kryer ndonjë shkelje të privatësisë, pasi thekson se materialet audio janë marrë pas konfirmimit të përdoruesve të aplikacionit të tij të dërgimit të mesazheve. Ndërkohë edhe kompani si Amazon dhe Apple kanë pranuar punësimin e shumë personave për të dëgjuar kërkesat e përdoruesve të Alexa-s dhe Siri-s, me qëllim që të përmirësojnë këto produkte