Facebook sërish i pasigurt – 267 milion përdoruesve u vidhen të dhënat dhe shpërndahen në “faqet e errëta”

Firma Cybersecurance gjeti një bazë të dhënash të pasigurta të Facebook në internet. Përafërsisht 267.140.436 regjistrime u ekspozuan dhe u ndanë në faqet e errëta. Baza e të dhënave përfshinte ID, numra telefoni dhe emra të plotë të përdoruesve.

Raporti paralajmëroi që njerëzit e identifikuar në bazën e të dhënave mund të kenë rënë preh nga mesazhet e spamit ose skemat e phishing. Mendohet se informacioni mund të jetë përpiluar përmes një procesi të paligjshëm të quajtur ‘scraping’, ku botët e automatizuar kopjojnë informacionin publik nga profilet e Facebook ose të vjedhura direkt nga zhvilluesit e Facebook.

Kompania ka zbuluar bazën e të dhënave në dhjetor dhe menjëherë e raportoi atë tek ofruesi i shërbimit të internetit që administron adresën IP pasi ai dyshohej se të dhënat i përkisnin një organizate kriminale. Megjithëse baza e të dhënave nuk është më në dispozicion në internet është e mundur që ajo të kopjohet diku tjetër përpara se të hiqet.

Cybersecurance këshilloi përdoruesit të zvogëlojnë rrezikun e tyre për të qenë në shënjestër në shkeljet e të dhënave në të ardhmen duke shtrënguar cilësimet e tyre të sigurisë për të kufizuar sasinë e informacionit të dukshëm për publikun. (Dailymail)

SHKARKO APP