Google dhe Apple heqin aplikacionin “spiun”

Google dhe Apple kanë hequr një aplikacion mesazhesh nga Emiratet e Bashkuara, të quajtur ToTok, në mesin e pretendimeve se ai përdorej për të spiunuar.

Për të mos u ngatërruar me kinezin TikTok, ToTok e prezanton veten si një mënyrë të lehtë dhe të sigurt për të chatuar me video apo tekst.

Sidoqoftë, New York Times ka raportuar për akuza se shërbimi i ngjashëm me WhatsApp, është një mjet spiunazhi për llogari të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe. ToTok i ka thënë përdoruesve se do të kthehet së shpejti në funksionim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një postim, ai shkruante se ishte përkohësisht i padisponueshëm në App Store në Apple dhe google Play Store për shkak të një çështjeje teknike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke cituar burime zyrtare amerikane, New York times raporton se ToTok i jep spiunëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe akses tek bisedat e qytetarëve, lëvizjet dhe informacione të tjera personale si fotot.

Google e hoqi aplikacionin të enjten e shkuar ndërsa apple një ditë më vonë. Sidoqoftë, përdoruesit e ToTok, që e kanë aplikacionin të instaluar në telefonë mund të vazhdojnë ta përdorin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?