Google shfaqet sërish inovativ / Krijon një faqe online vetëm me burime të sigurta informacioni për koronavirus

Google krijoi një faqe online me qëllim edukues (https://www.google.com/covid19/) mbi shpërthimin e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, i cili përqendrohet në sigurimin e informacionit të saktë mbi virusin.

Sajti është krijuar për të nxjerrë në pah informacione nga burime të sigurta, si Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Organizata Botërore e Shëndetit, për të mbledhur informacione dhe vizualizimin e të dhënave, sigurinë dhe parandalimin, përpjekjet për ndihmë dhe burimet për individët dhe bizneset e prekura.

“Ndërsa koronavirusi bëhet një sfidë në më shumë komunitete dhe pasi autoritetet në mbarë botën japin udhëzime dhe mjete të reja për të adresuar pandeminë, ne do të vazhdojmë të gjejmë më shumë mundësi për të lidhur njerëzit me informacione kryesore për të siguruar veten, familjet dhe komunitetet e tyre.” Tha Emily Moxley, Drejtore e Menaxhimit të Produkteve të Kërkimit.

Sajti fillimisht do të jetë në anglisht, por në vijim do të jetë në dispozicion në më shumë gjuhë dhe vende.

Burimi: Business Insider – SCAN

SHKARKO APP