Grafika që tregon se cilat makina kanë më shumë probleme brenda një viti, ja cila markë renditet e fundit

Kompania e prodhimit të makinave elektrike Tesla, ka dështuar në një studim të gjerë amerikan për cilësinë e makinave të reja.

Sipas këtij, studimi, ka 250 probleme për çdo 100 makinatë reja elektrike..

Automjetet elektrike përfunduan në vendin e fundit, shumë larg vlerave mesatare.

Nga sondazhet nga të gjitha shtetet e SHBA-së, Tesla mori rezultatin PP100, i cili tregon se sa probleme kanë ndodhur për 100 vetura të reja.

Studiuesit e tregut nuk tregojnë se cilat probleme specifike janë të përfshira.

Markat Dodge (136 PP100), Kia (136) dhe Chevrolet (141) janë në krye të vlerësimit, me më pak probleme.

Disa prodhues evropianë të makinave janë në mes, disa janë në fund të listës.

Me 250 probleme për 100 vetura të reja, Tesla është në vendin e fundit pas Land Rover me 228 dhe Audi-së me 225 dhe Volvo 210.

SHKARKO APP