Huawei prezanton zgjidhjen inteligjente “ADN” për kompanitë

Huawei prezantoi zyrtarisht zgjidhjen e Rrjetit Autonom të Drejtimit (ADN) për tregun e ndërmarrjeve dhe bizneseve, gjatë Huawei Connect 2020. Kjo zgjidhje tejet novatore sjell inteligjencën në rrjete dhe integron plotësisht aftësitë e inteligjencës artificiale (AI) në elementin e rrjetit (NE), rrjetin dhe shtresat cloud. Si e tillë, ajo drejton rrjetet e bizneseve drejt epokës së drejtimit autonom dhe fuqizon shërbimet digjitale hiper-automatike.

Me zhvillimin e vazhdueshëm dhe përshtatjen e teknologjive të gjeneratës së ardhshme si Internet of Things (IoT) apo 5G, Huawei po i afrohet shpejt një bote inteligjente ku gjithçka është e lidhur. Si të tilla, rrjetet e bizneseve do të ndryshojnë nga konfigurimi statik në rregullimin sipas kërkesës. Po ashtu do të kalojnë nga menaxhim me një domen në një bashkëpunim me të gjithë rrjetin. Për më tepër, kufijtë e rrjetit do të zgjerohen, atributet e cilësisë së rrjetit do të rriten dhe funksionet e mirëmbajtja e rrjetit (O&M) do të pësojnë një ndryshim cilësor.

Sipas vizionit të Huawei për industrinë globale, 97% e bizneseve të mëdha do të përdorin AI deri në vitin 2025. Rrjetet e ndërmarrjeve që integrojnë aftësitë e AI mund të arrijnë drejtimin autonom me nivele të larta automatizimi dhe inteligjence. Pasi të ndërtohen, këto rrjete hapin rrugën për novacionin e shërbimit digjital të bizneseve dhe funksionet e shpejta.

Dekada e ardhshme do të jetë epoka e artë për inteligjencën. Rrjeti i ri ADN, prezantuar nga Huawei, do të lejojë që kompanitë e të gjitha madhësive të kalojnë normalisht në epokën e drejtimit autonom, duke bërë të mundur lidhjen inteligjente. Huawei do të vazhdojë të punojë me të gjithë aktorët në të gjitha industritë për të të tjera arritje, duke krijuar vlera së bashku.

SHKARKO APP