Instagram sjell risinë për mesazhet në DM

Instagram thuhet se është rrjeti më i përdorur nga të rinjtë. Së fundmi ai ka sjellë një risi. Kjo sepse ky rrjet social ka sjell mesazhe direkte në web.

Që nga data 15 janar një “përqindje e vogël” e përdoruesve globalë të platformës do të jenë në gjendje të hyjnë në DM-të e tyre nga faqja e internetit e Instagramit. Kjo gjë është mjaft e rëndësishme shumë për bizneset dhe për ata që dërgojnë shumë DM.

Përfaqësuesit e Instagram kanë thënë së po punohet që kjo risi të përdoret nga të gjithë.

Po ashtu është sqaruar se mund të krijoni grupe të reja ose të filloni një bisedë me dikë qoftë nga ekrani DM ose nga një faqe profili.

Si përfundim duhet thënë se kjo është një risi që mund t’u shërbejë mjaft personave.

SHKARKO APP