Kinë, Xi: Shkenca dhe teknologjia armët më të fuqishme të njerëzimit kundër sëmundjeve

Presidenti kinez, Xi Jinping theksoi nevojën për të ecur përpara me kërkimet shkencore mbi sëmundjen e re të COVID-19 dhe se është i gatshëm të sigurojë mbështetje për fitoren në luftë kundër epidemisë.

“Shkenca dhe teknologjia janë armët më të fuqishme në betejën e njerëzimit kundër sëmundjeve”, tha Xi gjatë një vizite në Akademinë e Shkencave Mjekësore Ushtarake në Pekin.

”Studimi mbi COVID-19 duhet të shihet si detyrë e rëndësishme dhe urgjente’’, shtoi presidenti kinez duke kërkuar që të përshpejtohet gjetja e kurës dhe të menaxhohet sa më mirë kontrolli mbi koronavirusin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?