Kriza e coronavirus ka sjell vështirësi, por dhe inovacion

Koreja e Jugut është një nga vendet më teknologjik në botë. Kështu që, kur shpërthimi i koronavirusit arriti në gadishullin korean, zhvilluesit e aplikacioneve atje dinin saktësisht se si të reagonin: Ata filluan të kodojnë.

Aplikacionet që ndihmojnë në gjurmimin e sëmundjes në Korenë e Jugut, renditen si gjashtë nga 15 shkarkimet më të mëdha në ‘dyqanin e aplikacioneve’ Google Play. Zhvilluesit e disa aplikacioneve, të cilat i marrin të dhënat nga informacionet publike të qeverisë, i thanë CNN Business se ata kanë pasur një rritje të shkarkimeve që prej fillimit të produkteve të tyre në fillim të këtij muaji.

“Shkarkimet po rriten me rreth 20,000 çdo orë,” tha Bae Won-Seok, një nga zhvilluesit e Corona 100m, një aplikacion që shfaq datën kur një pacient u konfirmua se kishte sëmundjen, së bashku me kombësinë e pacientit, gjininë, moshën dhe vendin që pacienti vizitoi. Personi që përdor aplikacionin gjithashtu mund të shohë se sa afër janë ata gjeografikisht me pacientët me koronavirus.

Aplikacioni është instaluar më shumë se 1 milion herë që kur u lançua më 11 shkurt, sipas Google Play. Bae tha se një rritje e shpejtë e shkarkimeve, e nxitur nga numri i përshkallëzuar i çështjeve në vend, rrëzoi serverin e aplikacionit.

Duket se dhe kriza e coronavirusit vërtetoi se mënyra më e mirë për të përballur vështirësitë është inovacioni.

 

/ SCAN

SHKARKO APP