Ngrihet një tjetër padi kundër Google për shkeljen e konkurencës dhe monopolizimin e tregut

Një koalicion prej 38 shtetesh ngriti një padi “antitrust” kundër Google të enjten duke u përqendruar në modelimin e motorit të kërkimit të gjigandit të teknologjisë. Është procesi i tretë gjyqësor i madh “antitrust” i ngritur kundër gjigandit të kërkimit këtë vit.

Prokurori i Përgjithshëm Demokrat i Kolorados Phil Weiser dhe Prokurori i Përgjithshëm Republikan i Nebraskës Doug Peterson udhëhoqën padinë e grupit dypalësh të shteteve duke akuzuar Google për sjellje antikonkurruese si modelimi i motorit të saj të kërkimit në një mënyrë që favorizon produktet e vetë kompanisë mbi ato të konkurrentëve të saj.

“Google ulet në udhëkryqin e kaq shumë fushave të ekonomisë sonë dixhitale dhe ka përdorur dominimin e saj për të shtypur në mënyrë të paligjshme konkurrentë, për të monitoruar pothuajse çdo aspekt të jetës sonë dixhitale dhe për të përfituar miliarda,” tha Prokurori i Përgjithshëm Demokrat i New York-ut, Letitia James në një deklaratë të enjten.

Sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të New York-ut, shtetet po kërkojnë nga gjykata të ndalojë sjelljen e paligjshme të Google dhe “të rivendosë një treg konkurrues”. Ata po kërkojnë gjithashtu të “kundërshtojnë çdo avantazh që Google fitoi si rezultat i sjelljes së tij anti-konkurruese”, duke përfshirë investimet e mundshme.

SHKARKO APP