Nuk bllokon reklamat e rreme politike, por po bllokon artikujt e saktë për koronavirus / Gabimi i Facebook: shkak një softuer i shkuar keq

Facebook po bllokon përdoruesit të postojnë disa artikuj legjitim të lajmeve rreth koronavirusit në atë që duket se është një gabim në filtrat e tij të spam-it.

Të martën, përdorues të shumtë të Facebook raportuan në Twitter se nuk ishin në gjendje të postonin artikuj nga disa media, përfshirë Business Insider, BuzzFeed, The Atlantic dhe Times of Israel. Nuk është e qartë saktësisht se çfarë shkoi keq, dhe Facebook nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Përballë pandemisë në rritje COVID-19, Facebook ka dërguar shumë nga kontrollorët e përmbajtjes në shtëpi, duke thënë se do të mbështetet më shumë në softuerin e automatizuar.

Duket sikur një rregull anti-spam në FB po shkon keq,” ka shkruar një ekzekutiv në Tëitter. “Kjo pasi softueri kërkon mbikëqyrje njerëzore, që ne për momentin nuk e kemi, për shkak të koronavirus.”, shtoi ai.

SHKARKO APP