“Samsung” njofton se do të hedh në treg telefonin që paloset
Gjigandi i prodhimit të telefonave ‘Samsung’ ka vendosur të përqendrohet për të hedhur në treg një telefon që paloset.
Sipas kësaj kompanie telefoni mund të paloset dhe përkulet. Në fotot që janë publikuar dallohet se në anën e pasme është i vendosur një sistem me dy kamera, të vendosura horizontalisht.
Fotografitë se si do të duket ky telefon janë postuar në faqen “Weibo”. Po ashtu me dije bëhet se Samsung pritet ta hedhë në treg këtë telefon në muajt e ardhshëm.
Por pas publikimit të fotove ka pasur shumë komente, në të cilat thuhet se ky telefon është i ngjashëm me Motorola Moto RAZR.