Si ta zbuloni që jeni të varur nga telefoni celular

Telefonat celularë kanë aftësinë që të nxisin sjellje të rrezikshme dhe varësi tek njeriu.

Varësia ndaj telefonit është shumë e ngjashme me atë të bixhozit që ndërhyn fort në jetën e njeriut.

Kjo varësi mund të ndikojë fort në produktivitetin e njeriut, funksionet e trurit, balancën mes jetës dhe punës, por edhe në jetën personale.

Ankthi social dhe vetmia janë të lidhura ngushtë me përdorimin e telefonit dhe siç vënë re ekspertët e AgroWeb.org, njerëzit shkruajnë shumë, por flasin pak me njëri-tjetrin.

Shenjat paralajmëruese që tregojnë se jeni të varur ndaj telefonit celular

Ju zë gjumi me vështirësi

Jeni në ankth

Rrjetet sociale ju stresojnë

Nuk rrini dot pa telefon në dorë

Nuk reshtni dot së postuari

Ju shkruani më shumë mesazhe se sa flisni me të tjerët

Lundroni në internet pa mendje vetëm për të humbur kohën

Nuk rrini pa kontrolluar telefonin edhe kur jeni në makinë.

Nuk dilni dot nga shtëpia pa marrë telefonin me vete

Ndiheni të vetmuar nëse nuk keni telefonin me vete

Ushqeheni me telefon në dorë

Marrëdhëniet shoqërore vuajnë si pasojë e telefonit

Bëni veprime impulsive

Nuk heqni dot dorë nga telefoni

Si të shpëtoni nga varësia ndaj telefonit.

Kjo mund të duket e vështirë por jo e pamundur.

Për shembull, një mënyrë e mirë për të kufizuar përdorimin e telefonit pa e ndëshkuar veten në mënyrë drastike është që në shtëpinë tuaj të krijoni zona ku nuk lejohet telefoni.

SHKARKO APP