Siguria Kibernetike: Rreth 215 infrastruktura të listuara, përkatësisht 133 kritike dhe 82 të rëndësishme
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK ) ka përfshirë operatorë të rinj në listën e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit. Në një intervistë për RTSH, Saimir Kapllani, Drejtor i Analizës së Përputhshmërisë, Riskut dhe Kontrollit në AKSK ka treguar cilat janë këto kategori.
“Kemi një numër rreth 215 infrastruktura të listuara kritike dhe të rëndësishme dhe përkatësisht 133 infrastruktura kritike dhe 82 të rëndësishme. Risi e kësaj liste janë edhe shtimi i sektorëve që deri më tani nuk kanë qenë pjesë e listës së infrastrukturave kritike. Sektorët më të rëndësishëm që përfshihen në listë janë sektori i medias, sektori i turizmit, edukimit, ofruesit e shërbimit të internetit”, tha Kapllani.
Zgjerimi i listës së infrastrukturave kritike do të ketë ndikim në sigurinë kibernetike në vend.
“Identifikimi si pjesë e infrastrukturës kritike sjellë një sërë benefitesh për këto institucione që të kenë mundësi të mbrohen dhe të monitorohen në kohë reale. Ndikimi është i drejtpërdrejtë dhe qëllimi është rritja e nivelit të sigurisë kibernetike në nivel kombëtar”, theksoi Kapllani.
AKSK do të ofrojë mbështetje teknike dhe trajnime të dedikuara për subjektet e përfshira, me qëllim zbatimin efektiv të kërkesave ligjore.
KOHA JONË SONDAZH

