Teknologjia në përparim, sot 15 vite me Twitter
21 marsi shënon 15 vjetorin e themelimit të platformës së njohur Twitter.
Me 330 milionë përdorues në të gjithë botën, kompania që dikur e quante veten krah i fjalës së lirë është detyruar të luftojë me abuzimet e platformës së saj.
Në vitin 2006, bashkëthemeluesi i kompanisë Twitter, Jack Dorsey bëri postimin e parë. Rrjeti social mbush 15 vjet këtë muaj, dhe postimi origjinal aktualisht ka arritur të marrë 2.5 milionë dollarë në një ankand në internet.
Ajo që filloi si një mikroblog me 140 shkronja është shndërruar në një megafon për personat e famshëm, udhëheqësit botërorë dhe aktivistët në të gjithë botën.
Shpejtësia dhe shkalla me të cilën lëviz informacioni në Twitter ka luajtur gjithashtu një rol kryesor në lëvizjet sociale nëpër botë.
Por premtimi për një komunikim të pakufizuar ka çuar edhe në përhapjen e teorive të konspiracionit dhe dezinformimit, siç ishte edhe bllokimi i llogarisë së Donald Trump.
Një gjë për të cilën shumë kritikë janë dakord është se në 15 vjetorin e saj, kompania Twitter që dikur e quante veten krah i fjalës së lirë ka ende nevojë për përmirësime.