Tesla theyn rregullat, rinis prodhimin e makinave elektrike në Kaliforni

Vendimi për hapjen ose jo të aktiviteteve në SHBA ka sjellë përplasje deri në gjykatë mes kompanive prodhuese dhe qeverive lokale. Së fundi, pavarësisht urdhrit që ndalon hapjen e tyre në Kaliforni, fabrika e prodhimit të veturave elektrike ka rinisur punën.

Pavarësisht urdhrave të qeverisë lokale, fabrika e veturave elektrike “Tesla” në Kaliforni, ka rifilluar aktivitetin. Lajmin e bëri të ditur nëpëmjet një postimi në Twitter, shefi ekzekutiv I kompanisë, Elon Musk, i cili tha se ka nisur prodhimin. Ai ishte zotuar më herët se nëse nuk do të lejohej rihapja e fabrikës, do ta zhvendoste selinë e firmës jashtë Kalifornisë.

Kompania ka ngritur edhe një padi kundër qarkut, duke i kërkuar gjykatës të hiqte urdhrin që ndalon fabrikën e makinave të rifillojë prodhimin. Por pavarësisht se ende nuk ka një vendim nga gjykata, Musk njoftoi hapjen e aktivitetit. Ndërkohë, Departamenti lokal i policisë tha se ishte në dijeni të situatës, por se do të vepronte në diskrecionin e zyrtarëve shëndetësor të qarkut. Ndërsa, sekretari i Thesarit amerikan Steven Mnuchin tha të hënën se Kalifornia “duhet të japë përparësi” duke ndihmuar Tesla të rihapet sepse ështe një nga punëdhënësit më të mëdhenj në shtet.

Fabrika ka qenë e mbyllur për të gjitha operacionet thelbësore të kufizuara që nga 26 marsi. Tesla hapi një fabrikë në Shanghai vitin e kaluar dhe po ndërton një tjetër jashtë Berlinit, por Fremont është shtëpia e selisë së Tesla dhe objektit të saj kryesor të prodhimit.

SHKARKO APP