Testi i fundit i Instagram vendosi të gjitha Stories në një faqe
Vitin e kaluar , afërsisht gjysma e përdoruesve të Instagramit reth 500 milion njerëz ishin duke bashkëvepruar më Stories në baza ditore. Kjo është përafërsisht dyfishi i të gjithë përdoruesve ditor të Snapchat, i cili ishte i pari që popullarizoi formatin Stories.
Tani , Instagram po teston një mënyrë të për të zgjeruar eksperiencën e Stories , duke e bërë më shumë me fokus qëndror në aplikacionin e Instagram.
Kompania është duke testuar një veçori që do ti mundësoje përdoruesve të shikojnë më shumë Stories njëkohësisht, në një eksperiencë të re vetëm per Stories. Një buton do të shfaqet dhe do të mundësojë zgjerimine sipërfaqes të Stories dhe do lejojë një buton qe të klikosh “See all Stories”.
Kjo do të lançojë një ekran të ri ku mund të shikosh dhe navigosh nëpër të gjitha Stories në dizpozicion në një eksperiencë me ekran të plotë .
Instagram konfirmoji për TechCrunch se ky test po zhvillohet me një numër të vogel përdoruesish për momentin. Kompania nuk pranoi te japë më shumë detaje, por tregoi se testi ka qënë duke u provuar për më shumë se një muaj.
“Ne jemi gjithmonë duke testuar mënyra të reja për të përmirsuar eksperiencën e Instagram për komunitetin” u shpreh një zëdhënës i kompanisë Facebook në referencë të testimit.
Burimi Tech Chrunch
Përshtati Koha Jonë