Truri lidhet me kompjuterin, teknologjia e fundit për të shpëtuar personat e paralizuar
Ndërsa një formë e rrallë e sëmundjes së Lou Gehrig i paralizoi trupin, Rodney Gorham shpreson se një lidhje mes trurit dhe një kompjuteri do ta ndihmoje të jetojë më mirë.
63-vjeçari australian ndau mendimet e tij duke përdorur sytë për të identifikuar shkronjat në një ekran dhe duke “klikuar” fjalët me mendjen e tij.
Falë një stent prej tetë milimetrash të vendosur në trurin e tij për të zbuluar aktivitetin nervor, Gorham shpreson të vazhdojë të lundroje në internet, të dërgojë mesazhe dhe të luajë video lojëra për një kohë të gjatë.
Kompania amerikane Synchron ka testuar “stentrode” për dy vitet e fundit, para se Elon Musk të tërhiqte vëmendjen e Neuralink. Implanti i Gorham lidhet me një marrës të vogël dhe njësi transmetuese nën lëkurë në gjoksin e tij. Disa vite më parë, Gorham u diagnostikua me ALS, e cila shkakton paralizë progresive të muskujve të frymëmarrjes, trungut, krahëve dhe këmbëve.
Çrregullimi pritet që gradualisht t’ia pamundësojë lëvizjen, por ai mund te jetoje edhe 20 vite. Synchron shpreson të marrë miratimin vitin e ardhshëm nga autoritetet shëndetësore për të tregtuar një version përfundimtar të pajisjes.
Testet klinike kanë qenë përfundimtare, por ka ende shumë punë për të bërë, veçanërisht në dekodimin e sinjaleve të trurit dhe përkthimin e tyre në një gjuhë universale për të komanduar kompjuterët. Kompjuterët kanë nevojë për një gjuhë të përbashkët nervore për të kuptuar qëllimin, pavarësisht se kush e mendon atë, tha themeluesi i Synchron Tom Oxley nga zyra e tij në Nju Jork për të ndërtuar një sistem që do jetë për miliona persona.