Twitter ashpërson masat, bllokon lajmet e rreme për vaksinat

Rrjeti social Twitter do të ndalojë të gjithë përdoruesit, të cilët në mënyrë të përsëritur shpërndajnë informacione të rreme lidhur me vaksinat kundër Covid-19.

Sipas BBC, të gjithë ata do të postojnë informacion të gabuar për vaksinat do të bllokohen. Sipas politikave të reja të Twitter, ende nuk dihet kohëzgjatja e bllokimit pasi ende kjo masë është në diskutim.

Deri tani bëhet me dije se nëse një përdorues i rrjetit social do të publikojë 5 herë informacion të rremë llogaria e tij do të mbyllet fare. Shumë aktivistë kundër dezinformimit thonë se suksesi i nismës tani varet nga sa rreptësia që do të zbatohen masat nga Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?