Xiaomi prezanton Mi Note 10- Telefoni i parë me kamera 108-megapixel

Gjiganti kinez Xiaomi prezantoi këtë javë modelin CC9 Pro, që është telefoni i parë i pajisur me një sensor të imazhit prej 108 megapixel, që kompania e ka krijuar në bashkëpunim me Samsung.

Modeli CC9 Pro nuk do të shitet jashtë Kinës, por Xiaomi lajmëroi një model identik të quajtur Mi Note 10, që do të shitet jashtë vendit. Mi Note 10 është prezantuar në Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar dhe shumë vende të tjera europiane.

Megjithatë, Note 10 do të përdorë sistemin e operimit MIUI në vend të Android, ndërkohë që modeli CC9 Pro do përdorë aplikacionet e vetë Xiaomi në Kinë.

Xiaomi zakonisht i vendos produkteve emra të ndryshëm në të gjithë botën, si Mi 9T dhe Redmi K20.   Këtë herë, të dy telefonat janë lajmëruar brenda dy ditësh.

Ndër specifikat kryesore janë; processor Snapdragon 730G, 6GB RAM, 5 kamera kryesore dhe një ekran prej 6.47-inch.

Ndërkohë që CC9 Pro nis nga 400 dollarë në Kinë, Mi Note 10 do të çmohet në rreth 549 euro, por nuk është ende  e qartë se kur do të jetë i disponueshëm.

YouTube player

SHKARKO APP