Home Bota Tërmet me mag...

Tërmet me magnitudë 4.8 ballë në Turqi: Ndjenja e frikës ende pezente tek banorët

85
0

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë i shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm lagjen Akçadag të Malatyas në Turqisë.

Sipas informacioneve, të shpërndara nga Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka ndodhur në orën 03:18 të mëngjesit, me epiqendër në lagjen Akçadag.

Tërmeti, i regjistruar në një thellësi prej shtatë kilometrash nën tokë, ka shkaktuar shqetësim tek banorët, të cilët kanë dalë në rrugë të shqetësuar, raporton Haberturk.

Paraprakisht nuk raportohet për pasoja në jetë njerëzish apo dëme materiale, por tek banorët, ndjesia e frikës mbetet prezente.

Pak ditë më parë Turqia u godit nga dy tërmete të njëpasnjëshme, duke rikthyer tmerrin e pak muajve më parë, ku humbën jetën mijëra qytetarë turq, ndërsa shumë zona u shkatërruan plotësisht si pasojë e lëkundjeve të fuqishme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit