Tërmeti me magnitutdë 7.6 ballë godet Filipinet – Gruaja shtatzën humb jetën

Një tërmet i fuqishëm 7.5 ballë ka goditur ishullin e dytë më të madh të Filipineve, Mindanao. BBC raporton se një grua shtatzënë humbur jetën, katër persona janë plagosur dhe nëntë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Sekretari i Mbrojtjes Gilbert Teodoro tha se 529 familje janë prekur. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së mati lëkundjen e parë mbrëmjen e të shtunës me magnitudë 7.6 ballë, e ndjekur nga katër pasgoditje të mëdha që kaluan 6.0.

Instituti Filipine i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë mati tërmetin me magnitudë 7.4 dhe regjistroi të paktën 600 pasgoditje me magnitudë që varionin nga 1.4 në 6.2.

SHKARKO APP