Home Bota Toka ka 4 oqe...

Toka ka 4 oqeane? National Geographic prezanton të pestin

123
0

A kemi 7 kontinente dhe 4 oqeane? Tani jo më. National Geographic, një prej mediave prestigjioze dhe grupeve më në zë në realizimin e hartave gjeografike, thotë se në planetin Tokë ka 5 oqeane. I quajtur Oqeani i Jugut, ky term përkufizon masivin ujor që rrethon Antarktidën. Bashkimi i pjesëve jugore të Paqësorit, Atlantikut dhe Oqeanit Indian gjithmonë ka qenë një pikë e nxehtë diskutimi për oqeanografët.

Ky vendim për të njohur një oqean të pestë është një shembull i rrallë një hartografi që përpiqet të ndryshojë gjeografinë e planetit. Gjeografi i “National Geographic”, Alex Tait, shpjegon për CNN se emri është zgjedhur i thjeshtë dhe që të përputhet me fjalorin e përdorur nga njerëzit e zakonshëm.

Ai thotë se njohja e Oqeanit të Jugut nga “National Geographic” thjesht bën më zyrtare një term të përdorur prej kohësh tashmë. “Me shumë gjasa, oqeanografët do të lumturohen që do ta shohin në hartat e Nat Geo”, thotë redaktorja e klimës në CNN, Angela Fritz. “Nuk më vjen në mendje asnjë shkencëtar që të jetë kundër me këtë term”.

Tait shpjegon si përkufizohet ndarja mes oqeaneve. “Kur kalon nga ujërat më të ngrohta të Atlantikut, Paqësorit apo Oqeanit Indian, në ujërat më të ftohta të Antarktidës. Më pas bie edhe niveli i kripës në ujë. Ndryshon tërësisht fauna, pasi disa lloje fokash e pinguinësh jetojnë vetëm aty”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit