Home Bota Trump ngatërr...

Trump ngatërron emrin e gruas, e thërret Mercedes

89
0

Ish-presidenti republikan i SHBA-ve Donald Trump, gaboi duke iu referuar gruas së tij të tretë Mercedes, në vend që ta quante Melania.

Publiku u habit kur dëgjoi që Trump, teksa i referohej gruas së tij si një markë makine.

Disa ekspertë paralajmëruan se ai po shfaq shenja të demencës.

Siç raporton gazeta Mirror, Donald Trump, i cili akuzon presidentin demokrat Joe Biden se është shumë i moshuar, duket se po bie në gropë që hapi vetë, duke ngatërruar edhe emrin e gruas së tij.

Një specialist i shëndetit mendor, tha se ish-presidenti i SHBA-së vuan nga demenca dhe në fakt është në gjendje më të keqe se 81-vjeçari demokrat Biden.

Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi bashkëqytetarët e tij për të ardhmen me të cilën mund të përballen nëse presidenti aktual fiton mandatin në Shtëpinë e Bardhë në nëntor.

“Nëse mashtruesi Joe Biden dhe banditët e tij fitojnë në vitin 2024, më e keqja nuk ka ardhur ende. Vendi ynë do të zhytet shumë më tej”, theksoi ai.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit