Gjergj Luca zbulon “komunistin” e fundit në Pogradec

Në një ambicie, për të qenë jo vetëm pushues, por dhe syri, vëmendja dhe zëri i çdo qytetari, i cili pret më padurim të gjej, jo vetëm mundësi pushime por, kushte edhe çmime të arsyeshme, Gjergj Luca ironizon përmes videos që ai ka publikuar në rrjetet sociale, duke aluduar për “komunist”, kryebashkiakun e Pogradecit, i cili kontrollin çmimet dhe shërbimet, për t’i dhënë qytetarëve, jo vetëm atyre që e kanë votbesuar, por çdo pushuesi që vjen në Pogradec, mundësi pushime të standarve dhe çmime ta asyeshme. Përkundër atyre çmimeve të çmendura në Sarandë dhe gjetkë, të cilat Luca i ka denoncuar me dalje mëhershme publike.

“Meqënëse ka plas kjo moda e numërimit të shezlonëve e të turistëve, nuk mund të rri edhe unë duarkryq. Jam në Pogradec ku kryetari i bashkisë Ilir Xhakolli u rri në kokë punëve, gjelbërimit, çmimeve dhe mikpritjes!” shkruan Gjerrgj Luca në postimin e tij, duke bërë thirrje autoriteteve vendore, si ai i Pogradecit, që të reagojnë për të mbrojtur pushuesit nga abuzimet, dhe për të ruajtur bregdetin, plazhin dhe turizmin nga kërcënimi i braktisjes, siç edhe po duken shenjat e para që tani.

Albert Vataj

SHKARKO APP