Gjirokastra magjeps turistët, qyteti i gurtë gumëzhin nga vizitorët

Gjirokastra, qyteti mijëravjeçar i gurit,  mbetet një ndalesë e përhershme për turistët vendas dhe të huaj që zgjedhin të eksplorojnë Shqipërinë. Me vlera të jashtëzakonshme historike,  arkitektonike dhe kulturore,  qyteti është një nga destinacionet më të preferuara në jug të vendit.

Atmosfera e vjeshtës ka sjellë gjallëri në rrugicat karakteristike të Gjirokastrës. Ministrja e Arsimit,  Mirela Kumbaro, ndau sot pamje nga qyteti, duke shkruar: “E diela në sokakët gumëzhues prej turistëve që shijojnë vjeshtën gjirokastrite.”

Vizitorët ecin mbi gurët shekullorë,  ndjekin guida historike,  shkrepin fotografi dhe përjetojnë një udhëtim autentik në kohë. Kalaja e Gjirokastrës,  e vendosur në një pikë vrojtuese rreth 370 metra mbi nivelin e detit,  ofron një panoramë mahnitëse që ngjall kureshtje dhe admirim

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?