Turizmi në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Duhet një paketë e vetme
”Krijimin e një brendi dhe përfshirja e sektorit të turizmit në një paketë të vetme”, është kërkesa që ka për operatorët turistikë kryetari i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu. Sipas tij duhet punuar për ofrimin e një guide të plotë turistike që turistët mos ta zgjedhin Lezhën vetëm për bregdetin.
“Një pushues që vjen nga Franca, Gjermania, Polonia që janë me shumicë vitet e fundit ku shkojnë përveçse bëjnë plazh, ça bëjnë, çfarë frekuentojnë? Cilat janë asetet që ju ofrohen? E përse mos ta bjëmë paketën nga Malësia e Madhe e deri në Tiranë. E shikoj të mundur që në një ditë ti ofrosh një turisti një guidë sikur është në të gjithë botën, kundrejt një pagese”.
Krijimi i një pakete është domosdoshmëri edhe për operatorët turistikë. Sipas tyre duhet bashkëpunim jo vetëm mes bizneseve, por edhe me pushtetin lokal. ”Sfida e turizmit të Lezhës është zgjatja e sezonit turistik. Bërja e turizmit gjithëvjetor dhe mbi të gjitha ne duhet të kalojmë tek brendimi i turizmit”.