Home Aktualitet Tym e flakë n...

Tym e flakë në Parlament, Ambasada e SHBA-së: Duhet dialog midis përfaqësuesëve

36
0

Miratimi i buxhetit 2024 mes kaosit, tensioneve dhe tymit të flakadanëve të ndezur nga deputetët e opozitës për 5 minuta, në seancën e së hënës së 20 nëntorit ka ngjallur edhe shqetësim tek Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Ambasada ka shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit në parlamentin e Shqipërisë, ku është bërë i pamundur aktiviteti normal i organit ligjvënës i vendit.

Në reagimin e saj ambasada e SHBA vë në dukje se “një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t’u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar”.

“Mosfunksionimi i përsëritur i vërejtur gjatë muajve të fundit nuk është në interes të Shqipërisë”, nënvizohet më tej në reagimin e ambasadës amerikane.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit