Ushtari u asfiksua nga flakët në Gjirokastër/ Peleshi: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka njoftuar se gjendja e efektivit Edlir Goxhaj, i cili u asfiksua teksa po shuante flakët në Gjirokastër është e qëndrueshme. Peleshi informoi edhe se Goxhaj është në monitorimin e mjekëve të spitalit në Gjirokastër.

“Gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të Spitalit të Gjirokastrës.

Mirënjohje për punën heroike të cdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgje përballë egërsisë së flakëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërim të shpejtë Edlir!”- shkruan Peleshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?