Vaksinat me detyrim, Bushati: Në disko s’kërkohen, në auditorë po. Fjala nxit edhe reagime revoltuese

Detyrimi nga ana e qeverisë që studentët të bëjnë vaksinat anti-coviod, ka nxitur një debat të madh në vend. ”Jo unë do e shtroja ndryshe, a duhen lënë të pa-vaksinuar në disko, se këtu ke disko me nga 2 mijë veta në natë ku s’kërkon njeri vaksina”,-thotë analisti Andi Busahti.

“Për t’u harbuar nuk u kërkuakan masa detyruese, kurse për të mësuar paska masa detyruese, epo këtu ka problem”. Për të fjala detyrim është shumë e brishtë dhe mund të ngjallë reagime të ndryshme, qoftë dhe revoltuese.

Bushati thekson se qeveria do të kishte bërë mirë që të vijonte me politikën e hapur për vaksinimin duke i ftuar të rinjtë drejt vaksinave dhe jo duke i detyruar ata me kushtëzime të aktiviteteve kryesore siç është arsimimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?