Vaksinohu dhe përfiton 30 minuta marrëdhënie seksuale falas

Një ofertë unike, por e çuditshme vjen nga Austria në lidhje me Covid-19. Kjo për faktin se vendi është një ndër shtetet me nivelin më të ulët të të vaksinuarve kundër Covid 19 në Europën Perëndimore.

Rreth 64% e popullsisë është imunizuar plotësisht, ndërsa të pavaksinuarve u ndalohet hyrja në kafene, restorante apo qendra estetike apo kinema.

”Një kupon falas, ku ata mund të zgjedhin punononjësen e seksit që dëshirojnë dhe të shijojnë kohën me të për 30 minuta”, thuhet në mesazhin e një shtëpi publike.

Fun Palast shpreson të rrisë normat e vaksinimit si dhe numrin e klientëve që kanë rënë për shkak të pandemisë. Shteti austriak ka vendosur masa të rrepta kufizuese, për sa kohë numri i të pavaksinuarve është i lartë.

SHKARKO APP